-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kush fiton nga shkrirja e Arktikut?

Më të lexuarat

Do të jetë transporti detar që do të përfitojë nga shkrirja e akujve arktikë.
Sipas një studimi amerikan, për gjysmën e këtij shekulli ngrohja globale do të ketë hapur shtigje të reja përmes Detit të Ngrirë Arktik, disa nga këto të kalueshme edhe nga anije pa mbrojtje kundër akullit.

Shtegu i famshëm në Veri-Perëndim, pothuaj shumë më i lehtë nga pikëpamja e kohëzgjatjes, midis 2049-ës e 2060-ës do të kthehet në një rrugë të lakmuar nga anijet drejt Amerikës Veriore Lindore.

Shtigjet e reja do të garantojnë një përdorim të ulët kohe e karburanti, por do të shtojnë edhe rrezikun për të ndotur sistemet delikate polare me prezantimin e specieve “aliene”, në mënyrë të pavullnetshme të transportuara në oqeane duke u ngjitur në trupin e anijes, ose në ujët e barkut të anijes: është fjala për alga e jovertebrorë që me shtigje më të shpejta do të kishin më shumë mundësi për t’i mbijetuar kalimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit