0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marina mbretërore e Britanisë me stërvitje të jashtëzakonshme në det, me “kostumin fluturues” shëtisin nga njëra anije në tjetrën

Më të lexuarat

Marina mbretërore e Britanisë së Madhe ka kryer stërvitje futuristike, ku ushtarët e saj janë parë duke fluturuar nga një anije në tjetrën me pajisjet e veçanta që ngjanin me ato të filmit “Iron Man”.

“Kostumi fluturues” që është prodhuar nga kompania britanike Gravity Industries, shfaq marinarët britanikë duke përdorur këto pajisje për të fluturuar nga një anije në tjetër derisa ato ishin duke lëvizur, transmeton Telegrafi.

Këto stërvitje kanë zgjatur tre ditë në të cilat kanë marrë pjesë edhe 42 komando të marinës mbretërore – ku shqyrtuan të gjitha mundësitë për një ndërhyrje të befasishme në anijet e armikut – duke simuluar çdo situatë të mundshme.

E sipas një anëtari të forcave speciale amerikane, ky ushtrim është një prej më të rrezikshmëve që kërkon precizitet dhe përkushtim tejet të madh.

Me “kostumin fluturues” që është ende në fazën eksperimentale – kërkohet trimëri e madhe për të fluturosh mbi det dhe të zbritet nëpër anije që janë në lëvizje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit