-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Muslimanët amerikan do të vizitojnë xhamitë në 50 shtete

Më të lexuarat

Xhemil Said po hyn në një kërkim që ai beson se asnjë pasues tjetër i Islamit nuk e ka përfunduar.
 
Ekzekutivi i Marketingut në Auburn Hills ka në plan të vizitojë nga një xhami në të gjitha 50 shtetet, ku ai do të këndoi ezanin për namaz, të mbajë Hytben Lamtumirëse të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) dhe të ndihmojë në kronikat historike të komuniteteve muslimane lokale
 
Është një mision i guximshëm i udhëhequr nga një baba 40 vjeçar dhe dy bashkëpunëtorë, me mijëra kilometra me makinë dhe avion, përmes terreneve të vështira dhe qyteteve të ndryshme.
 
Mes tensioneve dhe ndjenjave anti-muslimane në mbarë vendin në vazhdën e akteve ekstremiste, qëllimi është që të ketë një mundësi për të humanizuar muslimanët që jetojnë në Amerikë dhe në të gjithë botën, tha Xhemil Said. Një pjesë shumë e madhe e organizatave tona kanë shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur për të mbrojtur veten….    Në vend se t’u thuhet njerëzve që cili nuk jam, unë do të them njerëzve cili unë jam.
 
Saidi do të fillon projektin – e quajtur Muaddhin, një fjalë arabe që i referohet personit i cili bën thirrjen për namaz, pra myezin që i themi ne, ditën e xhuma, në Qendrën e  Shoqërisë Islame të Amerikës së Veriut, në Plainfield, Ind.  
 
Para se të kthehet në fillim të muajit maj në xhaminë e tij, ku banon, Shoqata Islame e Detroitit në Rochester Hills, ai shpreson që të ketë kaluar me makinë 33 shtete dhe fluturuar me aeroplan 17 shtete, sipas ë faqes GoFundMe,  gofundme.com/muaddhin, që synon të mbledh rreth 50.000 $ (dollar) për udhëtimin.
 
Saidi përpiqet për të bërë një dokumentar, duke xhiruar në një video të shkurtër në çdo xhami, duke ju dhënë rastin pjesëmarrësve të  përshkruajë historinë në atë shtet dhe atë zonë si dhe të transmetojnë  një mesazh për botën. 
 
Aktivistët thonë se udhëtimi i tij mund të ndihmojë në përmirësimin e qëndrimeve ndaj muslimanëve dhe për të promovuar mirëkuptimin.
 
Çdo publicitet që ka për qëllim që njerëzit të mësojnë rreth Islamit është një gjë e mirë, tha Daud  Walid, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame të Michigan-it.
 
Saidi, një i diplomuar në Universitetin e Miçigenit dhe themelues i firmës CEO Fluidvisions Marketingut në Rochester Hills, tha se ai e ka  planifikuar udhëtimin e tij për muaj të tërë.
 
Përpjekjen time e shpejtova pasi tre muslimanë u vranë këtë vit në Chapel Hill, NC, si dhe një varg vrasjesh të regjistruara në kaseta, video, në Lindjen e Mesme nga ISIL-i, tha Saidi.
 
Ky është një udhëtim që të ndjehen më mirë muslimanët, më mirë edhe për miqtë e muslimanëve, të cilët do ta kuptojnë se disa akte të tmerrshme të kryera nga njerëzit që nuk e kuptojnë Islamin, tha ai.
 
Saidi diskutoi për udhëtim dhe planet gjatë një tubimi të enjten në mbrëmje në Qendrën Teuhid në Farmington Hills.
 
Ai tha se ai është nxitur nga një shpresë për të bashkuar të tjerët në të këto ndarje. Gjithkush ka një mënyrë që mund të kontribuojë në drejtim për të mirën e përbashkët, tha Said. Ju ndërtuar urën e marrëdhënieve, kjo është rruga që duhet shkuar
 
Në një video YouTube, Zienab Fahs, presidente e Shoqatës së Studentëve Musliman të Universitetit Oakland, bëri thirrje që të tjerët të përkrahin punën e Saidit. Ai po udhëton jashtë duke ligjëruar për të ardhmen e të gjithëve në të gjithë Amerikën, tha ajo në video klip.
 
Projekti, gjithashtu, i ndihmon të tjerët të mësojnë më shumë rreth asaj se sa thellë shtrihen rrënjët muslimane në këtë vend, si dhe veprat për të larguar stereotipat, tha Muzammil Ahmed, kryetar i Këshillit të Komunitetit Musliman në Michigan.
 
Thirrjen për lutje, namaz, njerëzit nuk e kuptojnë, është një thirrje për njerëzit që të vijnë në xhami, ku njerëzit gjejnë qetësi. Ne e ndjejmë  thirrjen për lutje, namaz, sepse është një mesazh shumë pozitiv, dhe ne shpresojmë se kjo thirrje do t’i zhdukë disa prej mesazhet negative nga ekstremistët që janë duke kryer akte të dhunës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit