4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nëse gargarisim gjatë abdesit dhe uji pa dashje përbihet, a prishet agjërimi?

Më të lexuarat

Pyetja:
Nëse futim ujë në hundë ose kur bëjmë gargarë (futja e ujit në gojë gjatë abdesit) dhe pa dashje na depërton uji brendësinë e barkut, a e prishim agjërimin apo jo !?

***

Përgjigje:

Jo.
Agjërimi në këtë nuk prishet nëse një gjë e tillë bëhet pa dashjen tënde, porse duhet të keni kujdesë gjatë agjërimit në këto gjëra. Themi se nuk e prishë agjërimin, duke u bazuar në fjalën e Allahut!,- xhele veala!,- ku thotë:
وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَـٰكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ ۚ وَكَانَ اللَّـهُ غَفُورً‌ا رَّ‌حِيمًا ﴿٥﴾ “…. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Allahu është falës dhe mëshirues“. Kur’an: Sure El Ahzab: 5.
Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit