Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti amerikan ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërtuar një marrëdhënie dypalëshe konstruktive”, tha Shtëpia e Bardhë në një raport të shkurtër.
Gjithashtu, Erdogan ra dakord “për të ndërtuar një bashkëpunim më të ngushtë” mbi tema me interes për vendet e tyre, aleate brenda NATO-s.
Dy presidentët pritet të takohen në qershor në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel. /ATSH/