4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Biznesmeni i rrezikshëm turk fshihet në Shqipëri, Turqia kërkon ekstradimin e tij, i zbulohet skema e mashtrimit me 2 mld USD

Më të lexuarat

Interpol lëshoi ​​një njoftim të kuq për Faruk Fatih Özer, themeluesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, i kërkuar për mashtrim, ndërkohë që ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu zhvilloi një telefonatë me homologun shqiptar Bledar Çuçi për kapjen e Özer-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Turqisë, rikujtoi në një deklaratë se prokuroria turke në Stamboll i dërgoi një kërkesë policisë për lëshimin e një njoftimi të kuq dje në mbrëmje për Özer-in, themeluesin e bursës së shkëmbimit të kriptomonedhave Thodex, i cili iku në Shqipëri.

Pas kërkesës, u filluan procedurat e nevojshme dhe Interpoli sot në orët e paraditës lëshoi njoftim të kuq për kapjen e personit të kërkuar.

Në ndërkohë, midis Turqisë dhe Shqipërisë janë zhvilluar edhe telefonata. Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, ka biseduar me homologun shqiptar Bledar Çuçi, ndërkohë që më herët ka pasur telefonatë edhe midis drejtorëve të policive të dy vendeve.

Ndryshe, Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës Thodex, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.

Dje në Prokurorinë Republikane në Stamboll u paraqit një padi penale, kurse më vonë filloi hetimi kundër Özer-it, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.

Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.

Gjithashtu u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo është një faqe që ka rreth 400.000 përdorues, përfshirë 390.000 përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.

Përdorues të shumtë të Thodex-it kanë postuar në mediat sociale se nuk kanë qasje në bursë dhe se nuk kanë mundur të transferojnë paratë e tyre në llogari për disa kohë.

Pasi përdoruesit u ankuan se nuk kishin qasje në para në bursë, kompania u prononcua dy ditë më parë, duke shpjeguar se “të gjitha problemet do të zgjidhen pas 6 orësh të mirëmbajtjes së planifikuar”. Pas kësaj, platforma njoftoi përsëri duke deklaruar se kësaj here punimet e mirëmbajtjes do të zgjasnin 4-5 ditë.

Özer dyshohet të jetë arratisur nga Turqia më 20 prill.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit