-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Imazhe satelitore që tregojnë grumbullimet e ushtrisë në Rusi dhe Ukrainë

Më të lexuarat

Fotografitë e publikuara më 20 prill tregojnë se si grumbullimin e pajisjeve ushtarake ruse në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Fotografitë që janë përdorur në këtë tekst janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies, një kompani për imazhe satelitore që siguron “90 për qind të inteligjencës kryesore gjeohapësinore që përdoret nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Avionët ushtarakë rusë të tipit Sukhoi Su-34 shihen në pistën e bazës ajrore ruse, Morozovsk.

Kreu i Maxar Technologies, Dan Jablonsky, tha për The Wall Street Journal se kompania e tij i bëri publike këto fotografi sepse është e “përkushtuar për transparencë”.

Tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake shihen në zonën e stërvitjes Pogorovo në afërsi të Voronezh, në Rusi.

Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë rritur javëve të fundit dhe presidenti amerikan, Joe Biden javën e kaluar njoftoi për sanksione të reja ndaj Moskës, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje dhe për sulmin masiv kibernetik SolarWinds.

Tenda të ngritura dhe pajisje të tjera janë vendosur në zonën e stërvitjes në Angarsy që gjendet në Krime, gjatë zbarkimit të fundit të ushtrisë ruse në këtë zonë.

Zyrtarët amerikanë thonë se numri i trupave ruse në Krime dhe në afërsi të kufirit me Ukrainë është dyfishuar gjatë muajit të fundit.

Njësitë ajrore janë parë duke manovruar teksa ushtria ruse është vendosur në qendrën stërvitore Angarsy në Krime.

Më 20 prill, ushtria ukrainase publikoi fotografitë të saja të ushtrimeve me tanke në një lokacion në “lindje të Ukrainës”, por nuk tregoi saktë se ku po zhvillohen këto ushtrime.

Baza ajrore Kirovskoye në Gadishullin e Krimesë.

Më 19 prill, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kubela i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të “dekurajojë Moskën nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, duke kërkuar që ndaj Rusisë të vendosen sanksione të reja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit