1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Një “shkëndijë lufte” kundër korrupsion

Më të lexuarat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësuesit nga SAEKK III-UNDP, Rrezarta Reka, Albert Avdiu dhe Dardan Koçani.

“Në këtë takim Haxhiu njoftoi për së afërmi me ligjet anti-korrupsion, atë të deklarimit të pasurisë dhe draft ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Përfaqësuesit nga UNDP shprehën interesim për të dëgjuar edhe rreth prioriteteve duke filluar nga procesi i vettingut, ligjit për konfiskim të pasurisë, mekanizmave kundër dhunës në familje, etj”, thuhet në njoftimin për media.

Interes i përbashkët u tregua të jenë çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit duke i dhënë përmes kësaj edhe rëndësinë e nevojshme hartimit të koncept dokumentit.

Mbështetje për iniciativat drejt forcimit dhe funksionalizimit të ligjit, u ofrua nga përfaqësuesit e UNDP-së, kurse Ministrja Haxhiu u shpreh e gatshme për bashkëpunim përgjatë sfidave që i presin. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit