Pas takimit të Libisë, i cili u mbajt në mënyrë virtuale me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimit Evropian (BE), Unionit Afrikan dhe Ligës Arabe u botua një deklaratë e përbashkët.
Në deklaratën ku u shpreh kënaqësia për progresin e rëndësishëm të arritur në gjetjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse të krizës në Libi, u theksua mbështetja e plotë për Këshillin Presidencial Libian, Qeverisë së Unitetit Kombëtar dhe institucioneve të tjera të vendit.
Gjithashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja për faktin se zgjedhjet e planifikuara të mbahen në Libi në 24 dhjetor duhet të organizohen bazuar në një kornizë të përbashkët ligjore dhe theksohet që zgjedhjet të mbahen në një mjedis “gjithëpërfshirës, transparent dhe të besueshëm”.
Deklarata e përbashkët dënoi shkeljet e embargos së armëve të OKB-së ndaj Libisë, duke theksuar se ndërhyrja ushtarake e huaj ishte e papranueshme dhe se fuqitë e huaja dhe mercenarët duhet të tërhiqeshin nga Libia.