-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Vaksinat” të hënën në kuvend mbledhin debutetët

Më të lexuarat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se të hënën do të mbahet seancë e re ku do të mbahet debat për sigurimin e vaksinës. Ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të PDK-së.

Ai ka thënë se kjo është një çështje urgjente, duke shtuar se kanë shprehur pakënaqësinë për sigurimin e vaksinave.

“Tashmë kemi një angazhim të BE-së dhe SHBA-së për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës. Të vdesin kaq shumë njerëz në ditë është jo normale”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se spitalet janë të mbushura dhe nuk ka angazhim nga Qeveria.

Ndërkaq për letrën e presidentit të SHBA-së Joe Biden lidhur me dialogun, ai ka thënë se nuk beson që SHBA-ja do të kërkojë kompromise të cilat do ta cenojnë funksionalitetin e vendit.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se kanë kërkuar që ministri i Shëndetësisë të raportojë në Komisionin për Shëndetësi.

“Kërkojmë që një raportim i tillë të ndodh si përgatitje për debatin parlamentar”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se çështja e dialogut është çështje e Qeverisë.

“Kërkesa jonë është që qeveria të merret me menaxhimin e pandemisë që lidhet me sigurimin e vaksinave. Dialogun duhet ta merr përsipër qeveria. Nuk kem çka bëjmë kompromise të tjera”, ka thënë ai.

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka thënë se procesi i dialogut ka filluar shumë që një kohë të gjatë por duhet të vendoset në parime.

“Shpresoj që kjo legjislaturë dhe qeveri të fillojë me një ngritje të debatit e të dalin me qëndrime të përbashkëta e definitivisht njëra prej tyre është dialogu”, ka thënë ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit