Policia izraelite ndërhyri ndaj të rinjve palestinezë me autoblindë për ndërhyrje në trazira dhe bomba zhurmuese pas namazit të teravisë në Jerusalemin e okupuar Lindor.
Të rinjtë palestinezë u mblodhën pranë Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër në Jerusalemin Lindor pas namazit të teravisë në Xhaminë Al-Aksa.
Ndërsa tensionet u përshkallëzuan, policia izraelite vuri në veprim një autoblindë për ndërhyrje në trazira dhe njësinë e policisë me kuaj për të shpërndarë të rinjtë palestinezë.
Policia izraelite spërkati ujërat e zeza mbi të rinjtë palestinezë nga autoblinda dhe gjithashtu përdori bomba zhurmuese për të shpërndarëturmën.
Deri më tani, askush nuk është lënduar, por dy palestinezë u plagosën në ndërhyrjen e policisë izraelite të së shtunës.
Me fillimin e Ramazanit policia izraelite kishte mbyllur me barrikada zonat e uljes përpara Portës së Damaskut.
Si përgjigje, të rinjtë palestinezë mblidhen në Portën e Damaskut pas namazit të teravisë prej ditës së parë të Ramazanit, ndërsa policia izraelite për gjashtë ditë me radhë u përgjigjet me bomba zhurmuese dhe autoblinda për ndërhyrje në trazira.
trt/