Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat, lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike ka reaguar duke deklaruar se në 25 prill ndryshimi, referuar opozitës fiton mbi dy të tretat.
“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.
Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.
Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi” shkruan ai.
Por cfarë tha Vuçiç?
Aleksandër Vuçiç u shpreh se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij kundërshtarët politikë janë pranë njëri tjetrit. “Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind”, ka thënë Vuçiç.
Sipas asaj që pretendon Vuçiç, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiç, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.
/Abcnews.al