-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Manipulohet me afatet e skadencës nga ana e bizneseve

Më të lexuarat

Kur bleni një produkt ushqimor, data e skadencës është gjëja e parë që kontrollohet, por ndodh shpesh që produkti mos të ketë të shënuar afatin e skadencës. Ose me e pasë të shënuar në mënyrë të dyshimtë, raporton TV Rrokum.

Kjo ndodh sepse disa biznese, jo rrallë manipulojnë me afatet, qoftë duke i ndërruar ambalazhin, ose duke fshi afatin e duke i vendos një tjetër.
Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” thotë se pavarësisht uljes, kjo dukuni është ende shumë prezentë, sidomos në zonat rurale, ku jo vetëm që mungojnë kontrollet, por edhe vetëdija e konsumatorëve është ma e ulët.

Sipas Kaçanikut, bizneset i çojnë për shitje në këto zona ushqimet të cilave u skadon afati. E për këtë nuk i pengon kush. Ai bënë përgjegjës institucionet shtetërore që nuk merren me këtë çështje.
Nga ana tjetër, qytetarët që përballen me këtë dukuni, përveçse bëjnë përgjegjës inspektoratet shtetërore për mosushtrimin e kontrolleve, e pranojnë se janë të pafuqishëm si konsumatorë, sepse nuk kanë ku me u ankuar kur hasin në prodhime me data skadimi të manipuluara.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit