-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tarauna: Gjakderdhja në Siri duhet të ndërprehet urgjentisht

Më të lexuarat

Gjakderdhja në Siri duhet të ndërprehet urgjentisht, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë që të garantohet realizimi i planit për zgjidhje të qetë të krizës, deklaroi sot kryeminsitri i Jordanisë, Fajez Tarauna, i cituar nga agjencitë botërore.

Tarauna sot në Aman bisedoi me të dërguarin e posaçëm të KB-së dhe Ligës arabe, Kofi Anan.

Kryeminsitri jordanez e dënoi masakrën e Jordanisë në qytetin Hula, në të cilën viktima ishin njerëz të pafajshëm, kryesisht gra dhe fëmijë.Sipas tij, dhuna, në çfarë do forme të jetë, është e papranueshme kundër banorëve të qetë.

Kryeminsitri nënvizoi se plani i Kofi Ananit e hapë rrugën për realizimin e shpresave të popullit sirian, do të lejojë të ruhet uniteti i vendit dhe të tejkalohet kriza.

Anan, nga ana e tij, deklaroi se problemi sirian është shumë i komplikuar dhe bëri thirrje për dyfishim të përpjekjeve nga të gjitha anët për gjetje të zgjidhejs politike.

Sipas Ananit, vëmendja kryesisht duhet të kahëzohet drejt pakësimit të vuajtjeve të popullatës civile.zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit