0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Muslimanët britanikë për radikalizmin akuzojnë policinë dhe inteligjencën

Më të lexuarat

Afërsisht 40 përqind e muslimanëve të cilët morën pjesë në një anketë në Britani thanë se veprimet e policisë dhe shërbimeve të inteligjencës janë shkaktarë për radikalizmin, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas anketës të kryer nga kanali Britanik i lajmeve SKY më tepër se 39 përqind e pjesëmarrësve të muslimanëve britanikë kanë bërë përgjegjës për radikalizmin autoritetet e policisë dhe shërbimeve të inteligjencës si MI5, ndërsa 29 përqind e tyre kanë shprehur mendime të tjera si arsye.
 
Ndërsa ndaj pyetjes se “kush është përgjegjës për parandalimin e vajtjeve në Siri të muslimanëve britanikë” 44 përqind e anketuesve i janë përgjigjur “familjet”, ndërsa 3 përqind “policia”, 15 përqind “qeveria”, 9 përqind “udhëheqësit fetarë” dhe ndërsa 2 përqind “shkollat”.
 
Gjithashtu sipas anketës, më shumë se një e katërta e muslimanëve në Britani kanë simpati për ata që shkojnë në Siri për të marrë pjesë në ISIL. Ky raport, mes femrave muslimane dhe muslimanëve nën 35 vjeç është në rritje sa një e treta. Ndërsa pjesëmarrësit muslimanë dhe jo muslimanë në këtë anketë shumica e tyre kanë shprehur se nuk e shohin pozitive për t’iu bashkuar grupeve ekstremiste.
 
Në anketën ku u drejtuan pyetjet në çështjet si radikalizmi, shqetësimet për sigurinë, pasiguria politike, krimet e urrejtjes, paragjykimet morën pjesë 1 mijë muslimanë dhe jo muslimanë që jetojnë në Britani./aa
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit