1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

U përurua xhamia “Hoxhë Shuajb Arnauti” në Prishtinë

Më të lexuarat

Nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore, si dhe nën respektimin e rreptë të protokollit të pandemisë COVID-19, në mënyrë solemne është përuruar xhamia “Hoxhë Shuajb Arnauti” në Prishtinë.
Në hapje të kësaj xhamie morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef. Tërnava me stafin e tij, ambasadori i Katarit Ali bin Hamad al-Marri, zv/ drejtori i “Qatar Charity” Nuvaf el-Hamadi, si dhe drejtori i kësaj organizate në Kosovë z. Mahmud Abbas Shaker.

Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për punën dhe kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit e të miqësisë ndërmjet Katarit dhe Kosovës, si dhe për ndihmë dhe mbështetjen e pakursyer të popullit dhe qeverisë së Katarit në të mirë të popullit të Kosovës në çdo kohë.

Ai uroi xhematin dhe besimtarët për këtë xhami të bukur dhe falënderoi pronarin që dhuroi tokën pa pagesë si dhe besimtarët tjerë që kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai potencoi se ndihmën e madhe e ka dhënë drejtori i kësaj organizate, zyra në Kosovë, z. Mahmud Abbas Shaker, ndaj lus Zotin që të gjithë ata që ndihmuan nga populli Katarit Zoti t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Për ne kjo është dhuratë shumë e mirë në prag të muajit Ramazani, muajit të Kuranit, agjërimit, ibadeteve dhe lutjeve.

Ambasadori i Katarit Ali bin Hamad al-Marri në fjalën i tij tha se kjo xhami madhështore është ndërtuar falë kontributit të përbashkët nga Katari dhe popullit të Kosovës, ndaj falënderoj BIK-un në krye me Myftiun Tërnava, i cili ka dhënë kontribut në ndërtimin e kësaj xhamie. Kjo forcon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy popujve. Po ashtu falënderoj zv/ drejtorin “Qatar Charity” Nuvaf el-Hamadi që ka ardhur nga Katari për këtë inaugurim si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e kësaj xhamie – tha ambasadori Al Marri, i cili premtoi se ndihmat e Katarit për Kosovën do të vazhdojnë edhe më tutje.

Në këtë përurim mori fjalën edhe zv/ drejtorin “Qatar Charity” Nuvaf el-Hamadi, i cili përgëzoi Myftiun Tërnava dhe myslimanët për inaugurimin e kësaj xhamie. Ne punojmë në Kosovë qe 20 vjet dhe kjo xhami është një nga projektet tona e kjo tregon se marrëdhëniet tona të mira po vazhdojnë drejt realizimit të projekteve të tjera për Kosovën. /bislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit