Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave i Turqisë (KVKK) ka nisur një hetim të drejtpërdrejtë kundër rrjetit social Facebook për një rrjedhje të fundit të të dhënave të përdoruesve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të siguruar nga AA, organi mori vendim për të nisur një hetim pasi diskutoi çështjen në një takim mbi raportet se të dhënat e 533 milion përdoruesve të rrjetit social Facebook ishin shpërndarë në një platformë hakerësh.
Sipas faqes së lajmeve të biznesit “Insider”, të shtunën një përdorues në një forum hakerësh të nivelit të ulët publikoi në 106 vende numrat e telefonit dhe të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.
Gazeta tha se të dhënat e ekspozuara, numrat e telefonit dhe identifikimet e rrjetit social Facebook, respektivisht emrat e plotë, vendndodhjet, datat e lindjes dhe në disa raste adresat e postës elektronike, përfshinin mbi 32 milionë regjistrime të përdoruesve në SHBA, 11 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 6 milionë në Indi.
Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren për mashtrim nga hakerat.