Reparti i Obstetrisë në Poliklinikën e Palermo-s, Itali, ka disa ditë që është në kaos. Kjo pasi një grua nigeriane, e martuar me një bashkëkombasin e saj, të dy të zinj, ka sjellë në jetë një fëmijë të bardhë, me flokët e verdhë dhe sytë e bardhë. I ati nuk besonte se ai ishte fëmija e tij dhe është nevrikosur me të shoqen, tregojnë mediat italian.
Më pas mjekët i kanë shpjeguar se ndonëse të rrallë në numër, nuk mungojnë rastet e fëmijëve të bardhë që lindin nga prindër me lëkurën e zezë. “Sipas statistikave, në çdo 14 mijë raste ekziston një rast i tillë”, thotë prof. Antonio Perino, drejtor i repartit.
I vogli gëzon shëndet të mirë dhe ditët e ardhshme do të rikthehet në spital për të kryer analiza të tjera./im/kohaislame