-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Protesta të nxënësve të shkollave të mesme në Ohër, dhe bojkot mësimi në disa qytete

Më të lexuarat

Vazhdon bojkoti i mësimit në shkollat e mesme në Shkup, Kumanovë, Veles, Strumicë dhe Tetovë . Ndërsa në Ohër protestuan nxënësit e gjimnazit dhe ekonomisë të mbështetur edhe nga këshilli i prindërve. Rreth 300 nxënës i thanë jo reformave të cilat i cilësuan si joadekuate pasi të njëjtat sipas tyre nuk synojnë përmirësim të arsimit të mesëm. Nxënësit e shkollave të mesme insistojnë që lënda e matematikës të hiqet dhe të ndërpritet testimi ekstern.
‘Qëllimi jonë është të tregojmë se nuk frikohemi të shprehim mendimin dhe qëndrimin tonë kundër reformave joadekuate, pasi që për ne ato janë të papranueshme dhe të pakapshme’, deklaroi Leonid Tërpçevski, Anëtar i Plenumit.
Protestat e nxënësve u mbështetën edhe nga këshilli i prindërve në Ohër. Sipas tyre, iniciativa e nxënësve është e drejtë. Prindërit kërkojnë që të kthehet koncepti i vjetër i maturës shtetërore.
‘Po bëjnë presione të ndryshme ndaj nxënësve të pafajshëm me qëllim që të tërhiqen nga bojkoti i mësimit dhe protestat. Ne si këshill i prindërve, nga mbledhja e fundit që kishim dërguam kritika të ashpra lidhur me atë se çfarë po ndodh me sistemin tonë të arsimit. Për ne si këshill prindëror, njëzëri pranohet dhe mbështetet iniciativa e nxënësve deri sa nuk kthehet koncepti i vjetër i maturës shtetërore, respektivisht ai i vitit 2013’, tha Rajko Domazetoski, Këshilli i Prindërve.
Me ndryshimet e fundit, matematika mbetet lëndë e tretë e detyrueshme vetëm për nxënësit e drejtimeve matematiko-natyrore.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit