4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Si po i ndryshohet emri gjërave, në emër…

Më të lexuarat

Alkolit i vunë emrin ” pije shpirti” megjithëse është nëna e të gjitha të këqijave, imoralitetin e quajtën “bashkëjetesë” megjithëse është shkatërrim i bërthamës familjare…emra të bukur… përmbajtje të këqija…dikur homoseksualët kishin turp të hapnin gojën, kurse tani u kanë zgjedhur simbol ngjyrat e rralla të ylberit si simbol, për t’u ndier “specialë” me shoqata e parada…e kështu me rradhë…

E që të pranohet një dukuri e të duket normale më vonë, hapi i parë fillon nga emri, pastaj i jep krah media, e pastaj selam… u bë si buka që hamë e uji që pimë…e kështu siç ishte në fillim, emisioni “Përputhen” që villnin vrer i madh e i vogël, tani është bërë pjesë e pandarë e mbrëmjeve shqiptare,madje para dy javësh edhe në xhami , në shtëpinë e Zotit , plakat diskutonin për plakat që lypin bashkëjetesë, plaka nga ato me një kg pudër në fytyrë, me një barrë thinja në kokë, por të lyera e të ngjyera…e pikërisht ato nuk ishin “kondra” një” bashkëjetese momentale” apo një” bashkëjetese të gjatë” …epo se do ndryshonte kaq shpejt Shqipëria dhe shqiptarët, kurrë nuk ma priste mendja…para njëzet vjetësh mbaj mend në një emision, në një kanal italian, tek Rai 1 më duket, vajza e marrosur nga dashuria, pasi kishte bashkëjetuar disa vite, i kërkonte të martohej,pasi kishte mbetur shtatzënë. Djalit iu shemb qielli mbi kokë dhe kurrë nuk e ngriti atë kokë, por e mbajti ulur si kumonë bualli përgjatë gjithë emisionit.
Babai e nëna e vajzës mundoheshin ta bindnin ( dhëndërrin) që nuk pranonte të bëhej dhëndërr, me shprehjet: Po ç’na gjeti ne që u martuam? Ja tek jemi,i përballuam të gjitha..
Eh pra, këto kohë trokitën shpejt tek ne (e si shqiptarë hesapi që jemi, për thithjen e zakoneve të këqija jemi të parët😏)
Bashkëjetesa sot jo vetëm që është bërë konkurrente e fortë e martesës,por po e nxjerr jashtë fare nga fjalori shqiptar…
sot të rinjve tanë u duket qesharake të shohin para se të flenë dhe pasi të zgjohen, të njëjtën fytyrë, për vite me rradhë…
nuk ka pse të “mendohet gjatë” për ndarjen, sepse goca e çuna ka plot dhe po iku njëri ( njëra),vjen shpejt rradha e tjetrës.
Të rinjve sot u duket e rrezikshme dhe e frikshme martesa aq sa “Të ndash shtratin me gruan, është njësoj si të ndash shtratin me CIA-n” 😏
Fitues të konkurseve të gënjeshtrës më të madhe në jetë dalin burra që thonë :“Unë kam 30 vjet i martuar, dhe nuk jam zënë asnjeherë me gruan time”.
Të rinjve sot nuk po u hyn në xhep ndjenja e përgjegjësisë, sepse nuk “vyen” për gjë martesa…

E shoqëria po kthehet në një xhungël- do thonit ju?
Po çfarë xhungle more amani, xhunglës merrini të keqen, se kafshët ndezin luftë për ta mbrojtur femrën…

Prindër! Reflektoni sa nuk është vonë, përndryshe nesër po fëmijët tuaj do t’ju gjuajnë me gurë kur t’i flisni për martesën,familjen,fëmijët…

Dr.Myrvete Allmeta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit