2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Baraliu: Serbët e veriut shkelin Kushtetutën përditë

Më të lexuarat

Për njohësin e çështjeve juridike, Mazllum Baraliun, ndryshimi i parë që duhet t’i bëhet Kushtetutës së Kosovës, për çka thotë se është njëra ndër veprat më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës, duhet të bëhet në preambulën e saj, pasi që aty fare nuk përmendet historia e popullit shqiptarë si shumicë në Republikën e Kosovës.
 
Sipas Baraliut, shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës janë qytetarët serbë në anën veriore të vendit, të cilët vazhdojnë ta mohojnë shtetin dhe shtetësinë e Kosovës.
 
“Kjo Kushtetutë fatkeqësisht është shkelur shpesh, për të mos thënë vazhdimisht, në mënyrë permanente, jo vetëm nga individë të caktuar.
 
Në këtë rast fjalën e kam për shkeljet nga disa qytetarë të disa komuniteteve, në konkretisht për disa qytetarë të komuniteti serb, për të qenë korrekt, në pjesë të caktuara në vendit, veçanërisht në veri, të cilët as që e kanë pranuar as shtetin e Kosova, e natyrisht as institucionet e saj dhe as Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 
Andaj, në atë pjesë të vendit kjo Kushtetutë është shkelur në vazhdimësi, në mënyrë permanente, pothuajse nuk ka kaluar një kohë, një interval kohor, për të mos thënë përditë shkelet Kushtetuta”, tha Baraliu, për Kosovapress.
 
Ai përmendi një numër të madh ligjesh e nenesh që duhen ndryshuar, e që kanë të bëjnë me sovranitetin, me moscenimin e tij, me marrëveshjet ndërkombëtare, e deri te ndryshimet që duhen bërë te sigurimi social dhe shëndetësor.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit