-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB-ja kërkon nga bashkësia ndërkombëtare 10 miliardë dollarë ndihma për sirianët

Më të lexuarat

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka kërkuar 10 miliardë dollarë ndihmë për 24 milionë sirianë në nevojë përpara takimit për Sirinë që do të mbahet në Bruksel të Belgjikës.

Në një deklaratë të përbashkët, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Programi i Zhvillimit i OKB-së (UNDP) kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë ndihmën e saj për miliona sirianë në nevojë.

Duke theksuar se sirianët po përballen me urinë dhe varfërinë në rritje, deklarata tha se vendet fqinje janë shtëpia e 4 në çdo 5 sirianë.

“Numri i sirianëve që kanë nevojë për ndihmë në shtëpi dhe në vendet fqinje është rritur nga 20 milionë në 24 milionë këtë vit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se 10 miliardë dollarë janë të nevojshme për të përmbushur nevojat e sirianëve gjatë vitit 2021, ku 4.2 miliardë dollarë do të përdoren për refugjatë brenda Sirisë dhe 5.8 miliardë dollarë për refugjatët në vendet fqinje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit