Mësohet se mes 7 personave në avion ndodheshin Trajneri i basketbollit të Illinois State University, disa trajnerë të tjerë dhe lojtarë.
NEW YORK (AA) -Në Illinois të SHBA-së rrëzohet avioni privat i cili transportonte disa trajnerë dhe sportistë të cilët po ktheheshin nga turneu i basketbollit të Federatës së sporteve të Universitetit Amerikan (NCAA). Në aksident humbën jetën 7 personat që ndodheshin në bord, raporton Anadolu Agency (AA).
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së njoftoi se avioni i tipit Cessna 414 pas një kohe të shkurtër pasi u ngrit nga Indianapolis i Illinoisit u rrëzua në afërsi të rajonit Bloomington dhe se hetimi në lidhje me aksidentin është në vazhdim.
Ndërsa policia e Bloomington njoftoi se kanë arritur tek rrënojat e avionit dhe se nga aksidenti nuk ka mundur të shpëtojë asnjë person.
Mësohet se mes 7 personave në avion ndodheshin Trajneri i basketbollit të Illinois State University, disa trajnerë të tjerë dhe lojtarë.kohaislame