Në kryeqytetin turk Ankara janë arrestuar 22 shtetas të huaj për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me grupin terrorist DEASH, njoftoi një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e policisë në kryeqytet filluan një operacion dhe arrestuan 22 shtetas irakianë për lidhjet e tyre të pretenduara me zonat e konfliktit, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur me media.
Operacionet janë duke vazhduar për të arrestuar të dyshuar të tjerë.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.