Pyetje:
A është i preferuar leximi i sures Kehf në ditën e xhuma?
***
Përgjigje:
Po, është e rekomanduar që të lexohet sureja Kehf të premten. Nuk është e rëndësishme se a e lexon nga Mus’hafi apo nga mendja.
Dita sheriatike shtrihet nga agimi deri në muzg. Sipas kësaj, njeriu që e lexon atë pas namazit të xhumasë, shpërblehet, për dallim nga njeriu i cili pastrohet (lahet) pas xhumasë, larja duhet të kryhet para namazit.
Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin
Përktheu: Ergin Shala