5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Enver Dugolli është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më të lexuarat

Lajmin e ka konfirmuar vetë Dugolli për Telegrafin.

“Po është e vërtetë që jam emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes”, tha ai.

Dugolli ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes edhe në Qeverinë Kurti 1, kur në atë kohë ministër ishte emëruar Anton Quni.

Ndryshe, të hënën më 22 mars është votuar Qeveria Kurti, e cila gjithsej ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri. Në Ministrinë e Mbrojtjes, ministër është emëruar Armend Mehaj.

Pro formimit të Qeverisë Kurti kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër kanë qenë 30. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit