-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Surroi demanton “se do të jetë anëtarë i AAK-së”

Më të lexuarat

Publicisti Veton Surroi ka demantuar lajmin e dhënë në mediat e shkruara sot, se ai së shpejti edhe zyrtarisht do të jetë anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Klubi për Politikë të Jashtme, bordin e të cilit udhëheq Surroi, ka lëshuar një komunikatë shtypi ku thekson se ka qenë vetëm spekulim lajmi i botuar në të përditshmen “Bota Sot” dhe disa nga portalet elektronike.  “Lidhur me spekulimin e botuar në gazetën “Bota sot” dhe transmetuar në portalin “Indeksonline” dhe “Korieri.info” me datën 31 maj 2012, ju njoftojmë se Veton Surroi nuk po zhvillon negociata për aderim dhe nuk  po përgatitet të aderojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës  e as në ndonjë parti tjetër politike”, thuhet në reagimin e KPJ-së. E përditshmja Bota Sot shkroi sot se Surroi shumë shpejt do të jetë anëtar i AAK-së dhe se ndërmjetës për aderimin e tij në AAK, është nënkryetari i partisë Blerim Shala./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit