Turqia ka parandaluar sulme terroriste duke neutralizuar 14 terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të ministrisë, 12 terroristë u neutralizuan ndërsa po planifikonin një sulm në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” të Turqisë, ndërsa dy të tjerë u neutralizuan ndërsa po përpiqeshin të infiltroheshin brenda zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa synimi është parandalimi i formimit të korridorit terrorist me qëllim të mundësimit të mjedisit të sigurtë për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).
Gjatë fushatës terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cila është shpallur organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, në mesin e të cilëve gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.