3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kategorizimi i komunave, 18 në zonë të kuqe

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave, bazuar në raste pozitive të COVID-19 në ditët e fundit.

Nga sot deri më 26 mars, 18 komuna janë në zonë të kuqe. Ato janë: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novoberda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaj.

Ndërsa në zonë të verdhë gjenden: Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti, kurse në të gjelbërten: Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.

Bazuar në kategorizimin e kaluar, Podujeva nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe, Graçanica nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e kuqe, Drenasi nga e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë dhe Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit