13.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Forcat turke të sigurisë arrestojnë mbi 50 terroristë të dyshuar të PKK-së

Më të lexuarat

Forcat turke të sigurisë arrestuan 52 të dyshuar, përfshirë anëtarë të një partie të opozitës, në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste PKK në disa qytete të Turqisë, bëri të ditur një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e policisë kundër terrorizmit në Stamboll filluan operacione të njëkohshme në katër rrethe për të kapur 15 të dyshuar që u kërkuan me urdhër për kryerjen e veprimtarive në emër të PKK-së, tha burimi, në kushte anonimiteti.

Bashkëkryetarët e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) të rrethit Kağıthane dhe bashkëkryetari i rrethit Beşiktaş u arrestuan gjatë operacionit, tha burimi.

Dhjetë nga të dyshuarit u arrestuan, ndërsa vazhdojnë kërkimet për pesë të dyshuarit e mbetur, shtoi burimi.

Disa dokumente organizative dhe materiale digjitale u sekuestruan gjithashtu.

Kryeprokurori i Turqisë ngriti padi kundër HDP-së duke kërkuar mbylljen e partisë, e cila akuzohet për shkelje të kushtetutës dhe parimeve demokratike dhe që ka lidhje me organizatën terroriste PKK.

Ndaras nga kjo, policia anti-terror në provincën jugore Adana nisi një operacion tjetër kundër grupit terrorist PKK, sipas një burimi të sigurisë i cili kërkoi mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Tetë persona që dyshohet se morën pjesë në demonstratat e paligjshme të organizatës terroriste dhe shtatë të tjerë që dyshohen për përhapjen e propagandës terroriste në mediat sociale u arrestuan me ndihmën e policisë speciale.

Prokurorët në kryeqytetin Ankara kërkuan gjithashtu arrestimin e 12 personave të dyshuar për lidhje me PKK si pjesë e një hetimi kundër grupit terrorist, sipas zyrës së prokurorit në kryeqytet.

Të dyshuarit, përfshirë ish-krerët e rrethit të HDP-së, dyshohet se ishin në përgatitje të një demonstrate në qytet në përputhje me thirrjet dhe udhëzimet në faqet e internetit të lidhura me grupin terrorist, tha ai.

Dhjetë prej tyre u kapën nga ekipet e policisë, ndërsa operacionet po vazhdojnë për arrestimin e të dyshuarve të mbetur.

Operacione të ndara u zhvilluan edhe në Balıkesir dhe Kocaeli, ku u arrestuan 17 të dyshuar.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit