13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arabia Saudite: Besimtarët do të jenë në gjendje t’i kryejnë namazet e taravive gjatë Ramazanit në Xhaminë e Medines

Më të lexuarat

Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se gjatë Ramazanit të ardhshëm, do të jetë e mundur të kryhen namazet e taravive në xhaminë e Profetit në Medine.

Kreu i drejtorisë për Xhaminë e Madhe në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medine dhe Imami i Qabes Sheikh Abdurrahman es-Sudeys i tha Agjencisë Saudite të Lajmeve (SPA) se pandemia COVID-19 do të çonte në funksionimin me masa të Xhamisë e Profetit gjatë Ramazanit.

Ai tha se xhamia e Profetit do të mbyllej gjysmë ore pas namazit të taravisë dhe do të hapej dy orë para faljes së sabahut.

Xhamia e Profetit do të jetë plotësisht e hapur për besimtarët për dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.

Gjithashtu u njoftua se në namaze gjatë Ramazanit në Xhaminë e Profetit në Medine do të jenë në gjendje të marrin pjesë maksimalisht 60,000 besimtarë, 45,000 brenda xhamisë dhe 15,000 në hapësiren e re të ndërtuar në anën perëndimore të xhamisë.

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë COVID-19, kryerja e namazeve të përbashkëta në taravi nuk u lejua në xhamitë më të mëdha, as në Mekë dhe as në Medinë.

Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit