4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

11 këshilla se si të ndaloni të menduarit tepër për çdo gjë

Më të lexuarat

Të jesh një lider kërkon vetëbesim, të jesh i saktë dhe i shpejtë në mënyrën e të menduarit. Të gjitha këto cilësi, nuk mund të arrijnë potencialin e tyre në momentin që ju mbimendoni çdo vendim tuajin.

Kjo ju bën të harxhoni shumë kohë dhe të humbisni në mendjen tuaj, duke kthyer energjinë tuaj pozitive në ankth dhe frikëra të kota. Jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë të vazhdoni përpara, përkundrazi do ju zhvendosë mbrapa, deri në momentin që do të zgjidhni të kundërviheni.

Më poshtë do të gjeni 11 këshilla që do ju ndihmojnë në këtë betejë me veten tuaj:

  1. Rikthehuni vetëm kur përballeni me një informacion të ri

Të mbimendosh vendimet e marra, përveç krijimit të atmosferës negative do t’ju pengojë për të menduar në vazhdimësi. Më e mira që mund të bëni në këto momente, është t’u ktheheni vendimeve të kaluara, vetëm në momentin që ju përballeni me një informacion të ri për to.

2. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm që të mbimenduarit dhe zgjidhja e problemeve nuk janë e njëjta gjë

Të vëndosësh në dyshim çdo zgjedhje tënden në mënyrë konstante nuk do të sjellë asnjë përmirësim në zgjidhjen e problemeve aktuale. Kujohuni për këtë sa herë humbisni në rrjedha mendimesh negative.

3. Kujtoni rregullin 90 me 10.

Sipas këtij rregulli, ju mund “të vlerësoni” atë ç’ka jeni. 90% e asaj çfarë jeni vjen nga pranimi i vetvetës dhe vlerave tuaja. 10% tjetër është mënyra se si ju shohin të tjerët dhe duket se shpeshherë njerëzit tentojnë të mendojnë të kundërtën. Kjo do t’ju zhysë akoma më shumë në vorbullat e të mbimenduarit.

4.Mendoni gjithmonë pozitivisht

Njerëzit, të cilët mbimendojnë, gjithmonë janë në pritje të një problematike dhe vendosin shpeshherë në dyshim qëllimet e personave të tjerë. Në momentin që e kapni veten duke vepruar në këtë mënyrë, përpiquni t’i shikoni qëllimet si pozitive ose të paktën, neutrale.

5.Pranoni padijen

Ju nuk mund të parashikoni të ardhmen ose të lexoni mendjet. Pranojeni këtë dhe do të hiqni dorë, duke u përpjekur të kontrolloni dhe parashikoni çdo gjë që ka të bëjë me jëtën tuaj.

6. Jini të qetë me pasigurinë

Kur nuk dimë diçka, ne tentojmë mbylljen e këtyre boshllëqeve me supozime të kota. Pse? Shumë nga ne do të donin më mirë të ishin të pa lumtur sesa të pasigurt. Të gjitha këto supozime mblidhen dhe krijojnë monologun e brendshëm të një personi që mbimendon çdo gjë në jetën e tij. Pranoni faktin që asgjë nuk është e sigurt dhe hiqni dorë nga të mbushurit e këtyre boshllëqeve.

7. Zëvëndësoni “po nëse” me “do të shohim”.

Mos u përpiqni të parashikoni çdo gjë lidhur me vendimet tuaj. Përkundrazi, jini të qetë dhe vrojtoni efektin e tyre.

8. Dilni jashtë

Më këtë duhet të kuptoni të dalurit jashtë mendjes tuaj. Merrni pjesë në aktivitete të ndryshme dhe vlerësoni çdo gjë përreth jush. Kjo do t’ju ndihmojë të mos fokusoheni vetëm në mendjen tuaj.

9. Bëni matematikën

Shumë nga ne mbimendojnë për skenarin më të keq në një rast të caktuar. Kujtojini vetes se sa janë gjasat që ky skenar të ndodhë, të cilat me siguri nuk janë shumë të larta.

10. Mos u fokusoni në detaje

Fokusimi në detaje të kota do krijojë problematika po të kota. Ndaloni së krijuari probleme nga çdo gjë që ju rrethon.

11. Pranoni që mund të jeni gabim

Shpeshherë, shkak i të mbimenduarit ështe dhe frika e të qënurit gabim. Duhet kuptuar, që të qenurit gabim, ështe diçka krejt normale dhe pyesni veten se sa është kostoja e të qënurit i tillë.

Ergys Kosovrasti

INC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit