1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Itali, toka vazhdon të dridhet, 29 tërmete gjatë natës

Më të lexuarat

ITALI – Nuk ka qenë aspak e qetë as nata e mbrëmshme për rajonin e Emilia Romanja në Itali, pasi toka ka vazhduar të dridhet dhe 29 herë të tjera, duke shtuar frikën dhe tensionin në zonat e goditura nga tërmeti i së martës, që shkaktoi 17 viktima. 

Kanë qenë pikërisht 29 lëkundjet sizmike të regjistruara gjatë natës së mbrëmshme, ku sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, më e forta u regjistrua në provincën e Mantovas prej 2.7 ballë i shkallës Rihter. 

Rajoni i Emilia Romanjas u godit brenda 10 ditësh nga tërmete gati 6 ballë i shkallës Rihter që shkaktuan në total 24 viktima dhe rreth 14 mijë të shpërngulur. Shumë prej tyre ende vazhdojnë të qëndrojnë nëpër tenda.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit