-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një zyrtar mban gjashtë vende pune

Më të lexuarat

Përderisa Kosova vlerësohet vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore nuk kanë problem të gjejnë dhe të mbajnë deri në gjashtë vende pune.
 
Nga 4200 zyrtarë të lartë të Kosovës, çdo i treti prej tyre ushtron funksione të shumëfishta. Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsionit, janë identifikuar 1509 zyrtarë të lartë që ushtrojnë më shumë se një funksion.
 
Drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, theksoi se “një zyrtar mban gjashtë funksione, me pesë vende të punës janë dhjetë zyrtarë, më katër poste 31 zyrtarë, me tre funksione janë 312 zyrtarë dhe dy pozita i mbajnë 1155 zyrtarë të lartë në institucione”.
 
Ai ndërkaq thotë se ka kërkuar nga autoritet kompetente që të rregullohet baza ligjore, në mënyrë që gjatë mandatit si zyrtarë të lartë të pushojnë aktivitetet tjera shtesë.
 
“Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, së pari duhet të harmonizohet me Kodin Penal, sepse ky Kod është në fuqi nga 1 janari i vitit 2013, ku aty vetëm janë paraparë si vepra penale. Kështu që, duhet doemos të harmonizohet”.
 
“Pra, qëndrimi ynë është mos të lejohen punësime të shumëfishta, në radhë të parë gjyqtarë dhe prokurorë dhe më pastaj të shkohet sipas vlerësimeve tjera, por kjo është prioritet”, tha Preteni.
 
Ndryshe, dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, përcaktojnë “rregulla të detyrueshme për zyrtarët e lartë publik, që gjatë ushtrimit të funksionit, të parandalojnë konfliktin e interesit të tyre në mes të interesave publike dhe private”.
 
Po ashtu, ky Ligj “përcakton kufizimet bazë për zyrtarët e lartë publik për ushtrimin e funksionit publik dhe funksioneve tjera që nuk janë të natyrës publike”.
 
Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq i quajnë paradoksale veprimet e zyrtarëve të lartë, pasi shumica prej tyre, pozitat tjera i ushtrojnë në institucionet publike, e që është në kundërshtim me ligjin.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit