-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kush ngryset i lodhur nga puna e tij, duke punuar me ndershmëri…

Më të lexuarat

Kush ngryset i lodhur nga puna e tij, duke punuar me ndershmëri dhe duke fituar me hallall, është ngrysur me mëkatet e falura

Dr. hfz. Halil Mehtić

Imam Ed-Dejlemi në koleksionin e tij të haditheve Musnedul–Firdevs, citon një transmetim nga Enesi (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë:“Kërkimi i fitimit dhe furnizimitnë mënyrë të lejueshme është një lloj xhihadi.”

Kurse në hadithin vijues, Pejgamberi (savs) ka thënë:“Kush ngryset i lodhur nga puna e tij, duke punuar me ndershmëri dhe duke fituar me hallall, është ngrysur me mëkatet e falura.” (Ibn Asakir)

Fitimin hallall e kanë kërkuar edhe pejgamberët (a.s.), të cilët janë marrë me zeje të caktuara. Kështu Ibrahimi (a.s.) është marrë me bujqësi, Ismaili (a.s.) me gjueti, Is’haku, Jakubi, Shuajbi dhe Musai (alejhimus-selam) janë marrë me blegtori.Për Nuhun, Zekerjan dhe Isain (alejhimus-selam), thuhet se janë marrë me zdrukthtari. Nga Kurani kuptojmë se Davudi (a.s.) ndërtonte parzma dhe në këtë mënyrë, ndër të tjera, e mbante veten dhe familjen e tij. Edhepse ishte pejgamber dhe sundimtar, kjo nuk e ndaloi atë që ta ushtronte edhe zejen e farkëtarit. Kjo është arsyeja pse Muhamedi (savs), e vlerësoi atë dhe e theksoi si shembull pozitiv, duke thënë: “Fitimi më i mirë është ai me të cilin njeriu furnizohet nga puna e tij. Në të vërtetë, i dërguari i Allahut, Davudi (a.s.), ushqehej me fitimin e duarve të tij.” (Buhariu)

Muhamedi (savs), para misionit pejgamberik ishte bari, ndërsa më vonë u mor me tregti. Ai madje, si udhëheqës i një ekspedite tregtare, shkoi në Sirinë e largët dhe siguroi mallra për nevojat e Hatixhes së respektuar, tregtares me shumicë nga Meka. Duke kuptuar ndershmërinë dhe aftësinë e tij në biznes, ajo i ofroi atij martesë, e cila edhe u realizua.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit