3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si po bëhet Albin Kurti nga një lider i shpresës, në një lider të zakonshëm

Më të lexuarat

Të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ajo sa futet në prizmin e të mirave, kundërshton prizmin e asaj që jemi mësuar gjithmonë të shohim në karizmin e tij si lider revolucionar ndaj kastës së politikanëve shqiptarë.
Përplasja e hapur me zhvatësit e vendit, politikanët e korruptuar të vendit duke ua thënë hapur, ngritja e zërit ndaj okupatorit serb dhe atyre që bashkëpunojnë me to, parimet e drejtësisë, gjërat që njerëzit me vetëdije formuar larg servlizimit të pushtetit, i panë tek Kurti.

Por pas fitimit të zgjedhjeve dhe rënies nga kreu i qeverisë, shohim një zbehje në maksimumin të Kurtit që njohim, sa që nuk mbanë më. Rënien e tij e kaloi në heshtje, sikur u dorëzua para presionit vendor e ndërkombëtar.
Së fundi në postimin e tij me rabinin hebrejë, duke festuar vitin e ri hebraik, shfaqi më shumë se 25 fotografi, duke lavdëruar tërthorazi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë që u bë për “njohjen” e premtuar nga shteti i Izraelit, kur vet dikur çështjen e Palestinës e trajtonte nga këndi i të drejtës së vetëvendosjes.

Është e dhimbshme të shohësh një lider që një numër i madh i popullit shihte shpresën e fundit në tunelin e errët, të lëshojë stafetën e të bëhet një lider servil ndaj ndërkombëtarëve e caqeve të ndryshme.
Do e mbyll këtë status me e fjalën e Henry Ford i cili ka thënë: “se po ti pyesja njerëzit se çfarë duan, ato do më thonin duam një kalë më të shpejtë, e jo makinë!” Albin nuk të njohim kështu të zakonshëm si politikanët e tjerë që servilosen ndaj ndërkombëtareve e feve që sjanë shumicë për hatër të tjerëve, ndërsa fshehin apo ndjehen me turp për atë çfarë janë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit