1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Së shpejti ambasada e Izraelit në Tiranë

Më të lexuarat

Në një të ardhme të afërt do të hapet në Tiranë Ambasada e Izraelit.

Këtë e konfirmoi ambasadori i Izraelit në Republikën e Shqipërisë, David Cohen, i cili i shoqëruar nga zv.drejtorja e Përgjithshme për Euro-Azinë dhe Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Anna Azari u takua me ministrin e Punëve të jashtme Edmond Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto pohoi se ky vendim është shprehje e qartë e klimës pozitive që është vendosur në marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve dhe do t’i shërbejë më së shumti thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fusha si ekonomia, bujqësia, turizmi dhe arsimi.
Bashkëbiseduesit në takim ndanë gjithashtu opinione për çështje të lidhura me rajonin dhe bashkëpunimin multilateral ndërmjet vendeve tona në kuadrin e organizatave ndërkombëtare./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit