-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Daçiq: Dialogu me Prishtinën na dërgon në BE

Më të lexuarat

Ministri serb i punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian BE, varet nga dialogu me Prishtinën.
 
Daçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Paolo Gjentilini, u ka thënë gazetarëve sot në Beograd, se Serbida do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel, por ka shtuar se ai nuk merr përgjësi nëse dikush paraqet kushte të reja.
 
Ai ka thënë se Srbija është e gatshme edhe për hapjen e kapitujve të ri, në raport me Kosovën.
 
“Këtu është fjala për vlerësmin politik të shteteve anëtare të BE-së, nëse ato duan që të happen kapituj të ri. Është Gjermania që ka vlerësuar hapjen e kapitullit 35 që lidhet me Kosovën”, është shprehur Daçiq.
 
Kurse, ministri i Jashtëm Italian, Gjentilini ka thënë se është plotësisht i sigurt që procesi i integrimit të Serbisë në BE ka nevojë për të ecur një hap tutje, dhe se Komisioni Evropian në muajt në vazhdim do të sjell vendimin për hapjen e kapitujve të ri.
 
Ndërsa ka shtuar se procesi i integrimit të Serbisë në BE, nuk mund të vonojë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit