Prishtinë, 12 korrik 2020 – Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të mos marrin vendim për mbylljen e xhamive.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një deklaratë publike, ka thënë se Bashkësia Islame ka ndërmarrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, prandaj mbyllja e xhamive konsiderohet e panevojshme.
Ai ka thënë se Bashkësia Islame ka marrë vendim për pezullimin e mësim besimit dhe të shkollës verore në të gjitha xhamitë e Kosovës. Po ashtu, ka vendosur që besimtarëve mbi 65 vjeç, të rinjve nën 16 vjeç dhe të sëmurëve kronikë t’u kërkohet të falen në shtëpitë e tyre.
Myftiu Tërnava ka bërë të ditur se besimtarët që fallen në xhami do të obligohen të mbajnë maska. (r.m.)