2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Islamofobia në Shqipëri nuk kursen as të vdekurit

Më të lexuarat

FLORIAR ARAPI

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje, kur disa njerëz dhe/ose media, kanë sulmuar me nota të ashpra islamofobie një nga personazhet më të dashur për ekranin shqiptar, humoristin e madh Gëzim Kruja, dhe pikërisht në ditën e tij të ndarjes nga jeta.

Në fakt, njerëzit e medhenj mbeten gjallë gjithmonë ne histori dhe ky sulm i ulët s’bën gjë tjetër veçse denigron personat dhe mediat qe u bënë pjesë e ketij sulmi. Gezim Kruja, jo vetëm është nje humorist i madh, por ai ishte dhe mbetet nje njeri i madh, human, i virtytshëm, i shoqerueshem dhe i vleresuar ne te gjithe qytetin e Shkodres dhe më tej. Ai ishte musliman, sikurse shumica derrmuese e popullit shqiptar. Ceremonia mortore e tij u krye sipas riteve te besimit musliman dhe arkivoli ishte mbuluar nga nje flamur qe permbante simbole fetare.

Mirëpo, kjo ka mjaftur per gjuetarët islamofobe, te cilet, sa here qe shohin ndonje shenje te Islamit jashte xhamive, ne jeten shoqerore, politike, private – madje edhe deri ne varr – hidhen ne sulm me qellim intimidimin e masës së madhe te popullsise muslimane shqiptare.

Sulmet tashmë të përsëritura e të stërpërsëritura, të bajatosura e të dalë boje, fillojnë me përpjekjen e turpshme për te vendosur islamin kundër kombit, duke i quajtur simbolet fetare arabizma dhe turqizma.

Sulmuesit e heqin veten si patriotë por që po të gërrmosh pak, mund te dalin që nuk jane aspak patriotë, mund te dalin që nuk jane fare shqiptarë, ose që jane njerëz me probleme të rënda me moralin dhe karakterin e tyre. Apo, të dënuar për vepra te ulëta penale, te cilët i bashkon vetëm urrejtja per Islamin. Më pas sulmet vazhdojnë duke vendosur paralele midis islamit dhe organizatave terroriste; njeherazi dhe simbolet fetare i paraqesin si simbole te organizatave terroriste.

Faktikisht, kjo është një perbaltje akoma dhe më e rëndë, e cila fsheh brenda saj nje sulm të ashpër fetar që ka për qëllim kriminalizimin e fesë islame dhe thirrjen për distancim nga ajo. Më pas, sulmet vazhdojnë me paraqitjen e islamit si diçka e huaj, që e imponojnë të tjerët dhe njerëzit nuk e zgjedhin me vullnet të lirë.

Në rastin në fjalë, arrihej deri atje sa aludohej se Gëzimi nuk donte që të shoqërohej nga ai flamur, se është ndjerë i fyer; makabriteti shkon më tej, deri atje sa kerkohet që të zhvarroset dhe t’i hiqet flamuri fetar. Të gjitha këto i thonë ata që Gëzimin e kanë parë vetëm ne televizion dhe hiqen se po i qajnë hallin të ndjerit. Madje, që janë më afër me të sesa familja dhe miqtë e tij, teksa në fakt Gëzimi per ta ka qenë nje burim frymëzimi dhe shembull per besimin e tij.

Duket qartë se urrejtja e egër fetare i ka verbuar aq sa nuk e kuptojnë deri ku arrijnë. U them të tillëve që le ta dijnë mirë apo ta mësojnë për të mos e harruar, që ky popull është plot me Gëzimë që shehadeti i shoqëron për në takimin te Zoti i Gjithësisë, si një dëshmi e qartë se ata nuk i druhen askujt tjetër, përveç Atij që i ka sjellë në këtë botë dhe i merr në atë botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit