2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ne jemi këtu për mos të na harruar

Më të lexuarat

Përshtypje udhëtimi nga Bledar Tefik Haxhiu

Kisha një ndjesi të bukur në momentin që u poqën kushtet të bëja një udhëtim për në Bosnje. Kësaj bukurie ju shtua edhe kënaqësia që më ofruan miqtë me të cilët udhëtova. Një përvojë e bukur, pamje të këndëshme dhe ndjenja se do të shihja për herë të parë Bosnjen.
Sapo kaluam kufirin për në Bosnje e derisa arritëm në Sarajevë, çdo gjë më dukej normale, me përjashtim të pejsazheve të reja dhe vendeve të cilat nuk i kisha eksploruar më parë. Sapo arritëm në kryeqytet, u akomoduam në një hotel pranë një kodre, i cili mund të klasifikohej si hotel i mirë e me standarte.
Ana e rrugës kishte lëvizje dhe gjallëri, por e kundërta ishte pikërisht andej nga kodra.
I mbushur plot kureshtje hapa perden e dritares në dhomën ku do flinim, pikërisht në atë moment u shtanga për disa çaste, pamja që shpalosej nga dritarja, ma prishi pak humorin; besoj çdo kujt që do shihte pllajën e një kodre që e ndanin disa metra nga hoteli i tij, të mbushur plot me gurë të bardhë varresh do ti ndodhte një gjë e tillë!

Mendova për disa çaste vuajtjet dhe tmerret e atyre njerëzve që preheshin atje, krimet dhe keqtrajtimet çnjerëzore që serbët kishin kryer ndaj tyre, por sërisht e mblodha veten dhe u përpoqa të mos e prish atmosferën emocionuese që më kishte përfshirë deri pak çaste më parë.
Mbrëmja erdhi shpejtë dhe të lodhur nga udhëtimi, përpjekjet me jastëkun nuk na munduan shumë, aq sa nuk e vura re kur lindi agimi!
Axhenda e kësaj dite ishte tejet e ngjeshur, vizituam vende pafund, shëtitëm në rrugët dhe parqet e Sarajevës deri në rraskapitje, vetëmse fenomeni i varreve nuk na u nda për asnjë çast!
Parqe, kodra, lulishte brenda qytetit, madje dhe stadiume ishin kthyer në varreza me të rënët e maskrave serbe.
Gurët e bardhë të varreve, të cilët formonin një mozaik të habitshëm, duket sikur flisnin me gjuhën e ature që ishin nën tokë “Ne jemi këtu për mos të na harruar”.
Ishte e pamundur të mos pushtoheshe nga dhimbja, trishtimi dhe hidhërimi, kur shihje ato pamje!
Kjo dhimbje bëhej edhe më e madhe kur në gurët e varreve shikoje emra grashë, vajzash, fëmijësh, pleqsh edhe shumë të rinjsh.
Dhimjet që ata kanë hequr, nuk mund të përshkruhen, vetëm pamja e varreve pafund, të bënte të largohej çdo gëzim, të zbehte çdo kënaqësi dhe të humbte çdo shije!
Varret të ndiqnin kudo në kryeqytetin e Bosjes, Bosnjës mbi qytetarët e së cilës u krye nëgjenocid dhe krime kundër njerëzimit, pse ishin muslimanë, dhe e deshën dhe dashuruan deri në vdekje atdheun e tyre!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit