-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mos harroni, sot akrepat kanë lëvizur një orë përpara

Më të lexuarat

E diela e fundit e marsit shënoi ndërrimin e llogaritjes dimërorë të kohës me lëvizjen e akrepave të orës për një orë përpara. Ky ndryshim ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm me ç’rast akrepat e orës kanë lëvizur për një orë përpara.
Që prej vitit 1981, kur hyri në fuqi ligji që përfshin të gjithë Evropën, të dielën e fundit të muajit mars akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.
 
Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 60 minuta prapa.
 
Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
 
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.
 
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit