-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Badovci hap portat shkarkuese

Më të lexuarat

Për shkak të reshjeve të shumta Liqeni i Badovcit ka tejkaluar pikën e tij maksimale, ndërsa ka nisur zbrazja e tij nëpër kanalet që nxjerrin ujin në afërsi të liqenit.

Para pesë ditësh KALLXO.com-i shkroi se ky liqen ka mbërritur nivelin maksimal.
Arjeta Mjeku, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” deklaroi atë ditë se është vetëm hera e tretë në histori të këtij liqeni që Badovci mbushet plotësisht.
Një banor që ka tokë në vendin nga kalon kanali shkarkues i liqenit shprehu drojën e vërshimeve, duke treguar se dikur uji i dalë nga liqeni ia dëmtoi pronën.
Reshjet e pandërprera të shiut gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme shkaktuan vërshime në disa pjesë të Kosovës./Kallxo.com/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit