0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Të urresh dhe pas 1300 vjetësh, dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Kalifit Umer bin Abdulaziz

Më të lexuarat

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr që i përket Omar bin Abdulazizit, halifit Umajad ose kalifit të pestë të drejtë të muslimanëve.

Për kërë arsye, Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) ka dënuar shkatërrimin dhe plaçkitjen e varrit të Omar bin Abdulaziz në Idlib, Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit, Ali Muhiddin al-Karadagi, tha se “ky krim është një dëshmi e një urrejtjeje të madhe ndaj halifit të drejtë Omar bin Abdulaziz, madje 1.300 vjet pas vdekjes së tij”.

Karadagi tha se ata që vepruan kështu jo vetëm kanë urrejtje ndaj Umer bin Abdulazizit, por në përgjithësi ndaj ithtarëve të Ehli Sunnetit (muslimanëve suni). Ai shtoi se kjo paraqet një sulm ndaj të gjithë muslimanëve dhe përhapjes së trazirave.

Kujtojmë se muslimanët suni janë dominanca e muslimanëve në botë, ndërsa shiizmi përfaqëson një pakicë, në Iran e përreth, i konsideruar nga elita e dijetarëve muslimanë dhe mendimi islam klasik si i devijuar nga disa prej bazave doktrinore të Islamit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit