Agjentët amerikanë të anti- drogës kanë marrë pjesë në festa seksuale, të organizuara nga kartelet e drogës.
Kështu thuuhet në një raport të publikuar të enjten.
Raporti i detajuar përmban të dhëna për një seri shkeljesh të këtyre agjentëve.
Sipas BBC, në raport theksohet se disa prej akuzave ose nuk janë hetuar plotësisht, ose nuk janë raportuar fare.
Në raport nuk thuhet se ku janë organizuar këto festa seksuale, por një zyrtar i tha AP se festat janë organizuar në Kolumbi.