1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Del rezultati i autopsisë private – George Floyd vdiq nga asfiksia

Më të lexuarat

Avokati i familjes së George Floyd, Benjamin Crump, tha të hënën se autopsia e përcaktoi se Floyd vdiq nga asfiksia, që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm, ndërsa ky incident ka ngjallur protesta të tensionuara dhe dhunë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, Dr.Micheal Badel dhe Allecia Wilson të cilët kryen autopsinë e Floyd thanë se “ngjeshja” e qafës dhe shpinës çoi në mungesë të rrjedhjes së gjakut në tru.

Ata shtuan se pesha në shpinë, prangat dhe pozicionimi ishin faktorë kontribues, sepse dëmtuan zhvillimin e diafragmës.

Baden dhe Wilson pohojnë se në bazë të autopsisë, Floyd mund të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Ajo që gjetëm është në përputhje me ato që panë njerëzit”, tha Baden.

“Nuk ka asnjë çështje tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e kësaj natyre”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit