-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Siri, grupet terroriste të mbështetura nga Irani zbrazin varrin e kalifit Omer bin Abdulaziz

Më të lexuarat

Grupet terroriste të mbështetura nga Irani, të cilët luftojnë në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, kanë gërmuar varrin e kalifit islam Omer bin Abdulaziz dhe kanë zbrazur brendësinë e tij, ndërkohë që nuk dihet fati i mbetjeve mortore të tij.

Në pamjet e publikuara nga llogari të medias sociale të forcave të regjimit, shihet se si varri i kalifit në fshatin Deir Sharki në Maarat al-Numan të Idlibit është gërmuar.

Në pamje shihet se varri i Omer bin Abdulazizit, i cili është një nga stërnipat e kalifit të dytë islam Omer bin Hatab, është i zbrazur. Ende nuk dihet fati i mbetjeve mortore të kalifit.

Forcat e regjimit më herët kishin dëmtuar rëndë varrin e e kalifit në Maarat al-Numan, ku ato hynë në muajt e fundit duke shpërfillur marrëveshjen e Soçit dhe ato të Astanas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit