0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

25.8 miliardë franga u harxhuan për ta mbrojtur kursin minimal me euron

Më të lexuarat

Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) njoftoi të enjten se ka harxhuar 25.8 miliardë franga për mbrojtjen e kursit në fund të vitit të kaluar, para se të vlerësojnë se masat janë shumë të shtrenjta në krahasim me përfitimet që ekonomia ka.
 
Në janar SNB ka hequr normën minimale të frangut ndaj euros prej 1.20 franga për euro.
Ky veprim ka tronditur edhe tregjet e aksioneve, duke shkaktuar një zbritje të fortë të monedhës zvicerane.
 
Nga SNB vazhdimisht kanë argumentuar se ata nuk kishin zgjedhje, por vendimi ende ngre pluhur dhe politikanët kohët e fundit kanë ashpërsuar kritikat në adresë të Bankës Qendrore, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së vendit, e cila pjesërisht mund t’i atribuohet frangut të fortë.
 
“Kostoja për të ruajtur normën minimale të frangut ndaj euros, 1.20 franga për 1 euro, ka tejkaluar në masë të madhe interesin që kishte ekonomia prej këtij kursi”, thoshte raporti vjetor i bankës lëshuar të enjten.
 
Para fundit të 2014-ës SNB ka blerë valuta të huaja për një total prej 25.8 miliardë frangash, ndërsa në janar vlera e intervenimit në mbrojtje të normave minimale, sipas vlerësimeve të SNB-së do të arrinte në 100 miliardë franga.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit