-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qeveria kërkon nga komisioni protokoll për kufijtë! Vendimi pritet të premten

Më të lexuarat

Asgjë konkrete për hapjen e kufijve tokësor.
Vendimi për rihapjen e vendkalimeve kufitare do të sillet pasi Komisioni për sëmundje infektive të bëjë protokollet e duhura për hyrje dhe dalje në vend. Këtë obligim ia ka përcaktuar Qeveria, prej ku thonë se nuk ka asnjë datë të propozuar se kur mundet të hapen kufijtë. Kryeministri teknik, Oliver Spasovki thotë se duhet të ulet që të bisedojë dhe koordinohet me krerët e shteteve fqinje.

“Dje Qeveria ka obliguar Komisionin për sëmundje infektive që të përgatis protokolle dhe të caktojë kohën se kur mund të hapen kufijtë. A do të flasim ne me fqinjët? Po. A do të flasim me shtetet e BE? po. Sepse një shtet as nuk mund t’i hap e as t’i mbyll kufijtë vetë”, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Për TV21 drejtori i QSHP Arben Ziberi i cili është pjesë e Komisionit tha se kishin propozuar hapjen e kufijve me 1 qershor, gjë që Spasovski e demantoi. Ziberi poashtu tha se nëse hapen pikat kufitare për qytetarët e shteteve fqinje nuk do të ketë karantinë, e as testim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit