3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tërnava bën thirrje të shmangen vizitat familjare gjatë Fitër Bajramit

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, u është drejtuar qytetarëve një ditë para shënimit të festës së Fitër Bajramit, me të cilën përfundon Muaji i Ramazanit.

Tërnava tha se myslimanët gjatë tërë muajit të Ramazanit kanë pasur vështirësi të vizitojnë familjarët e madje edhe të falin namazin, porse kjo u bë për shkak të rrezikut të pandemisë, dhe kësisoj, bëri thirrje që edhe gjatë Fitër Bajramit të shmangen vizitat familjare.

“Jemi privuar për namaze, na ka munguar edhe namazi i taravisë për shkak të pandemisë, mirëpo për shkak të ruajtjes së shëndetit, u desh të merren këto vendime. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga Zoti”, u shpreh Tërnava, përcjell KOHA.

Sipas njohësve të fushës, Tërnava tha se pandemia po shkon drejt fundit porse virusi është ende në mesin tonë.

“Me zbatimin e udhëzimeve nga kompetentët, treguam kulturë qytetare”, tha ai.

Për Festën e Fitër Bajramit, që falet nga mëngjesi i së dielës, Tërnava bëri thirrje të shmangen vizitat familjare.

“Nesër kemi festë, festë e cila vjen pas përfundimit të muajit të agjërimit-Ramazanit, shkaku i pandemisë nuk do të kemi mundësi që të falim namazin e Bajramit, andaj ju ftoj të gjithëve që të ruani karakterin festiv të Bajramit në shtëpitë tuaja me familje, pranë të dashurve tuaj. Ju porosis që të shmangni vizitat tradicionale që bëhen për Bajram, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar ende, ndërsa ne me veprimet tona dhe disiplinën tonë mund të bëjmë që ky virus të dobësohet dhe sa më parë të shpallim fitoren ndaj kësaj pandemie”, tha Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit